Xhixho: Pas 16 vite misioni, LSI vazhdon për të ndërtuar Shqipërinë Europiane

0
111

Ne 16 vjetorin e krijimit te LSI, nje urimi ka ardhur edhe nga anetarja me e hershme dhe ish deputetja Erisa Xhixho.

Nepermejt nje positmi ne Facebook, Xhixho uron nga zemra të gjithë themeluesit , anëtarët dhe mbeshtetësit që besojnë që një LSI e forte do të na çojë me shpejt drejt Shqipërisë Europiane

Postimi i plote:

Më 6 Shtator 2004 u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim dhe une isha pjesë e asaj dite të rëndësishme si një e re që besonte në misionin e një lëvizje që do i jepte mbi të gjitha shansin të rinjve të Shqipërisë për të kontribuar për të ardhmen Europiane të vendit.

LSI u krijua dhe mbron vlerat themelore të shtetit të së drejtës, të demokracisë që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufton çdo ditë për ecjen përpara të proçesit të integrimin europian të vendit, për mbrojtjen e të drejtave themelore të gjithë qytetarëve.

Pasi në gjithë këto vite pune ,arritje përplasje e lufte , LSI është rritur ka mësuar nga vendimet e saj dhe është bërë më e fortë. Sot më shumë se kurrë punon për një Shqipëri dinjitoze.

Pas 16 vite misioni LSI vazhdon për të ndërtuar Shqipërinë Europiane që do bënte çdo shqiptar krenar dhe do rikthente shpresën për ta bërë Shqipërinë sërisht shtëpinë tonë.

LSI beson tek të rinjtë si aseti më i çmuar i shoqërisë tonë që me identitetin , ëndrrat, sinqeritetin dhe energjinë e tyre mund të ndërtojnë Shqipërinë e tyre.

Beson tek gratë dhe advokon të drejtat e tyre pasi beson fort që përfshirja e tyre në jetën ekonomike, sociale dhe politike do mund të zhvillojë vendin.

Ndaj në këtë mision që vazhdon uroj nga zemra të gjithë themeluesve , anëtarëve dhe mbeshtetësve që besojnë që një LSI e forte do të na çojë me shpejt drejt Shqipërisë Europiane.??

Fotografia e Erisa Xhixho
Fotografia e Erisa Xhixho
Fotografia e Erisa Xhixho
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here