Ndërroi jetë nga Covid-19/ Gruaja e aktorit të njohur i përlot të gjithë, publikon duetin e tyre

0
86

Tre vjetori i martësës, e gjeti vetëm gruan e aktorit kanadez, Nick Cordero, pas vdekjes së tij në korrik të këtij viti nga Covid-19.

Amanda Kloots, ka ndarë me ndjekësit e saj një video me të gjitha fotot e dasmës së tyre, ndërsa në sfond dëgjohet teksa këndojnë së bashku këngën “Not far away”. Kënga u la përgjysëm nga Nick, por Amanda e përfundojë pas vdekjes së tij.

“Gëzuar 3 vjetorin, Nick. Për dhuratë, po të jap muzikën tënde “Not far away”. E di që ti do ta dashurosh dhe do ndihesh shumë krenar.

Nick dashuronte të shkruante, e të regjistronte muzikë. Ai ndihej gjithmonë i nervozuar deri sa të publikohej një këngë. Tani arrij ta kuptoj se si është të publikosh një këngë sot. është zemra dhe zëri jot, që bota ta dëgjoj. Dëgjojeni duetin tonë tani”, shkruan Kloots.

41-vjeçari qëndroi për 95 ditë në spital, pasi virusi Covid-19 i shkaktoi dëme të pariparueshme në mushkri. Cordero dhe Kloots, kanë një djalë 1 vjeç nga martesa e tyre. /Syri.net/

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here