Makthi “Rilindje” nga sot ka një datë skadence: 25 prill 2021!

0
233

EDTIORIAL

E diela e fundit e prillit është dita që presidenti Ilir Meta ka dekretuar për ta çuar vendin drejt kutive të votimit. Kështu më 25 prill 2021 shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Askush nuk ka dyshime, se në këto vite të pushtetit rilindas, shqiptarët kanë vuajtur mbi kurriz korrupsionin galopant, krimin e organizuar, varfërinë e skajshme, vrasjen e sipërmarrjes së lirë dhe mbingopjen e oligarkëve pranë qeverisë. Askush më pare si rilindasit nuk solli shifrat alarmante të emigrimit të shqiptarëve dhe kjo erdhi vetëm si pasojë e vrasjes së shpresës për një të ardhme më të mirë në vend.

Kjo qeveri që e mbajti tepsinë e pushtetit të gjithën për vete, nuk u interesua asnjëherë për shqiptarin e ndershëm, për atë që sjell të ardhura në shtet, për atë që mban familjen me rrogën e fituar me djersë. Gjithnjë rilindasit, sytë dhe veshët i patën dhe vazhdon t’i kenë te oligarkët, me të cilët ndajnë pasuritë e vendit.

Fermerët janë më shumë se kurrë të braktisur, mjekët dhe infermierët po ashtu, sipërmarja e lirë gjithnjë e më shumë e mbytur në taksa e tatime dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Për të mos folur më pas për rininë, e cila gjithnjë e më shumë e sheh veten jashtë vendit, pasi kjo qeveri e vrau sistemin e arsimit, duke sjellë në fuqi antivlerat. Ekonomia ka prekur fundin, ndërsa borxhi publik ka kaluar 80% si kurrë më parë në histori.

E gjitha sa më sipër, përbën në terma të përmbledhur bilancin rilindas, i cili mund të cilësohet si më i ziu i ndonjë qeverie shqiptare. Në këto kushte, mbajtja e zgjedhjeve sa më parë përbën një çlirim për shqiptarët, të cilët nuk mund të mbajnë më në kurriz pangopësinë e rilindasve për pushtet, para e karrige.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here