Denoncon qytetari: Shteti ka braktisur fermerët, po falimentojmë ( VIDEO)

0
199

Një video ka mbërritur së fundmi në redaksinë e standard.al teksa një banor i fshatit Gërmenj në Kavajë tregon se nuk ka treg për shitjen e rrushit.

Ai bën apel që shteti të veprojë dhe tu japë hapësira se ku mund të tregtojnë mallin për të cilin kanë punuar dhe shpenzuar gjatë gjithë vitit.

Mesazhi

Ky është realiteti i Shqiperisë. Unë jam vetë nga ky fshat dhe dua të ndaj këtë gjë që po ndodh me buqësinë në Gërmej të Kavajës për rrushin. Janë mbi 50 mijë ton rrush akoma në degë i pashitur dhe shteti nuk ka berë as një ndërhyrje fare ndërkohë është e gjithë e ardhmja e fshatit që me stermundim me borxhe e kan sjellë deri aty po tani nuk shiten asgjë fare. Kjo është puna e një viti që mesa duket shkon kot se dhe fshatarët vitin tjeter si bëjn më izmet se nuk kan marrë asgjë nga ky vit. Ju lutemi publikojeni se po i largojnë njerzit nga Shqiperia fare, të bëhet naj nderhyrje, jena në nevojë të madhe, jena në hall një zone e tërë, jena mbyt në borxhe po nuk shitem asgjë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here