PDK del kundër marrëveshjes Kosovë- Serbi në SHBA: Humbëm shansin për njohje të ndërsjelltë

0
91

PDK, partia e dytë më e madhe opozitare në Kosovë ka dalë kundër marrëveshjes Kosovë- Serbi në SHBA.

Në reagimin e tyre zyrtar, shprehen se Kosova humbi shansin sot në Uashington për një marrëveshje përfundimtare që do të sillte një njohje të ndërsjellë.

REAGIMI NGA PDK

PDK: Delegacioni kosovar humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB

4 Shtator 2020 – Partia Demokratike e Kosovës e sheh me shqetësim të madh shansin e humbur nga delegacioni kosovar për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Ëashington.

Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes.

PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës.

Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare.

Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Ëashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here