Edhe BE mirëpret Kosovën dhe Serbinë për marrëveshje në Bruksel

0
152

Bashkimi Evropian thotë se e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Të premten, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kosova dhe Serbia kanë shprehur përkushtimin të normalizojnë raportet ekonomike, ka thënë Trump, raporton Reuters.

Trump tha se kjo është “një ditë shumë e rëndësishme dhe historike”.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.

Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here