“Kam prit shumë”, Vesa Luma flet hapur: Jam e zhgënjyer nga kolegët…

0
176

Këngëtarja e famshme Vesa Luma ka deklaruar se ka pësuar një zhgënjim të vogël nga kolegët e saj gjatë kësaj periudhe.

Në një intervistë për emisionin radiofonik “You and me”, ajo është shprehur se ka pritur që të vijnë me krijime më kuptimplota për shkak të pandemisë.

Më tej, Vesa ka theksuar se nuk ka pritur që të bëjnë art, por të paktën diçka më cilësore.

“Një zhgënjim i vogël që në këto kohë shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos në kohët e karantinës, pas një periudhe të vështirë për shumë nga familjarët tanë…nuk e di pse kam prit që kolegët e mi kur të rikthehen të rikthehen me diçka më cilësore. Nuk e di pse kam prit shumë..s’po them art. Në një moment normal nuk do më kishin bërë përshtypje”, tha ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here