Turqia do zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

0
92

Turqia do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor më 1 dhe 2 shtator.

Njoftimi erdhi disa orë para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve, një hap për të cilin Turqia ka ngritur shqetësime.

Shtetet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, gjenden në mes të një tensioni që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore.

Tensionet u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.

Greqia dhe Qiproja e kanë kundërshtuar veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here