Policia shoqëron 9 persona për vdekjen e 91 vjeçarit në Vlorë

0
143

Policia e Vlorës ka shoqëruar 9 persona në lidhje me ngjarjen ku u gjet i vdekur në banesë 91-vjeçari, Seri Petanaj. Këta persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje, ndërsa policia dyshon se i moshuari është vrarë.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes, por në trupin e 91-vjeçarit janë gjetur dëmtime që dyshohet se janë të shkaktuara nga goditja me mjet prerës.

91-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërsa ditën e djeshme u gjet pa shenja jete. Fqinjët e të moshuarit kanë deklaruar se ai është gjetur në tualetin e banesës së tij, i qëlluar, ndërsa edhe është grabitur. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here