Meta mesazh nga “Monumenti i Lirisë”: Nderova sot 38 patriotë të kësaj krahine, të ndërtojmë atdheun tonë për të gjithë qytetarët

0
81

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ne nje postim ne “Facebook” ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga “Monumenti i Lirisë” në Drashovicë të Vlorës.

Meta shprehet se ka nderuar sot 38 patriotë të kësaj krahine, që me armë në dorë luftuan në Luftën e Lavdishme të Vlorës.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Nga Monumenti i Lirisë, në zemër të Drashovicës kryelartë, nderova sot 38 patriotët më të shquar të kësaj toke që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira duke paguar me jetën e tyre çmimin e dhimbshëm për mbrojtjen e Pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, në Luftën e lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.

Por nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.

Ta shndërrojmë gjithë trashëgiminë dhe potencialin njerëzor si komb në një energji pozitive për europianizimin e plotë të Shqipërisë.

T’i ngremë përpjekjet dhe punën tonë në lartësinë e plotësimit të ëndrrave të bijve e bijave të Drashovicës, të Vlorës dhe gjithë shqiptarëve patriotë.

Ta ndërtojmë Atdheun tonë të dashur për të jetuar të gjithë qytetarët tanë, duke u rikthyer shpresën, sidomos brezit të ri. ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here