Marrëveshja me Greqinë/ Arian Starova: Shqipëria duhet të rrisë fuqinë ushtarake

0
141

Nga Arian Starova

 

Po ndjejme nje acarim diplomatik ne rritje ndermjet Shqiperise dhe Greqise keto dy dite per shkak te synimit te shpallur publikisht nga Greqia per te shtyre kufirin detar deri ne 12 milje.
Ministria e jashtme beri dje nje deklarate te vaket duke permendur ne thelb vetem ligjin nderkombetar.
Me kete veprim, nuk beri thuajse asgje, sepse edhe Kryeministri grek ligjin nderkombetar permendi si mbeshtetje kur foli per shtyrjen e kufirit detar. Madje ai shtoi, se kete do ta bejme ne menyre te padiskutueshme duke nenkuptuar se i shperfill diskutimet e mundshem edhe me Shqiperine.
Edhe per jo ekspertet e marreveshjeve detare, tashme dihet se kane kaluar rreth 10 vjet dhe ceshtja e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise nuk eshte zgjidhur. Rrjedhimisht, deklarimi i njeanshem nga Kryeministri Micotaqis nenkupton krijim te problemeve dhe shperfillje te interesave shqiptare.
Pa u zgjatur shume, kjo ngjarje me shtyn te bej publike vetem dicka shume te rendesishme: Zhvillimet e sotme tregojne se Shqiperia ka nevoje shume te nguteshme dhe shume te domosdoshme te rrite fuqine e saj ushtarake. Vertet Shqiperia eshte anetare e NATO-s, por bota po ecen ne rruge te tilla te paparashikueshme saqe rritja e fuqise ushtarake po behet e domosdoshme. Ajo cka ne po e bejme per kete me shume ngadalesi edhe per shkak te fuqise se paket ekonomike, vendet fqinje jane duke e bere me hapa me te pershpejtuar.
Rritja e shpejte e fuqise ushtarake te Shqiperise do t’i vlente njeheresh Shqiperise dhe NATO-s.
Nese fuqia jone ushtarake do te ishte te pakten e krahasueshme me ate te fqinjeve tane te rendesishem, nuk do ta kishim degjuar te shprehej publikisht shperfilljen kryeministrore publike greke.
Per te mos e paragjykuar Kryeministrin Rama, do te mbetemi ne pritje te kunderpergjigjes se tij zyrtare, sepse deri tani, ose ka bere batuta (duke thene se kufijte nuk nderrohen si rrobat), ose ka bere nje “jodeklarate” nepermjet Ministrise se Jashtme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here