Kufiri detar me Greqinë, Meta i bindur: I qëndroj deri në fund vendimit të Kushtetueses…

0
158

Presidenti Meta ka folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë duke thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora.

Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë.

Zyrtarë grekë kanë deklaruar se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Ministria e Jashtme, në një deklaratë zyrtare, u shpreh se “kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here