Reagime në rrjetet sociale shqiptare/ “Charlie Hebdo”, karikaturë për katër klerikët shqiptarë

0
120

KARIKATURANë rrjetet sociale është shpërndarë dje, në mënyrë të rrufeshme, karikatura e revistës franceze “Charlie Hebdo” me vizatime të katër klerikëve shqiptarë.

Në këtë karikaturë, katër klerikëve u është vënë një “tabelë” në kraharor me diçiturën “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie) dhe sipër karikaturës “Noveaux Amis”, që në shqip do të thotë “Miq të rinj”.Numri i fundit i revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e sulmuar më datë 7 janar, ku mbetën të vrarë 12 persona, i ka kushtuar një karikaturë edhe delegacionit të klerikëve shqiptarë që morën pjesë të dielën në “Marrshmin e Paqes” në Paris.

Duket ironi nga ana e revistës franceze ndërmjet ngjarjes dhe protagonizmit fetar, me fjalët “Je suis Charlie”, që mbante domethënien protestuese të fjalës së lirë. Në rrjetet sociale shqiptare, gjatë gjithë ditës së djeshme, komentet kanë qenë mbi ironinë e revistës.

Delegacioni i klerikëve shqiptarë u duartrokit fuqishëm të dielën e shkuar teksa marshuan së bashku mes bulevardit kryesor në Paris, duke dhënë një mesazh të fortë për paqe dhe bashkëjetesë mes besimeve të ndryshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency