Erdogani kërcënon Greqinë: Po na soset durimi, do të marrim çfarë na takon…

0
135

Presidenti turk Rexhep Tayyib Erdogan është fokusuar sot tek përplasjet me Greqinë për ishujt dhe pasuritë hidrokarbure në Egjeun Lindor duke theksuar se “do të marrin gjithçka u takon në Mesdhe”.

Fjalimi i fortë i Erdogan u bë pak minuta më parë në Turqinë Lindore, raporton Abc News.

“Ata që pushtuan Anadollin vetëm një shekull më parë duke e lënë në kushte të mjerueshme, tani janë duke bërë të fortin në Egje dhe Mesdhe.

Kjo i ngjan dikujt që fërshëllen ndërkohë që është duke ecur në varreza.

Ne do të marrim gjithçka që na takon në Egje dhe Mesdhe, dhe këtë do ta bëjmë me çdo kusht”, tha Erdogan duke shenjestruar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt Greqinë, bëjnë me dije mediat turke.

Për javë të tëra, Turqia dhe Greqia janë në një “luftë të ftohtë” mes tyre në Egjeun Lindor për shkak të pretendimeve mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike aty.

Greqia pretendon se ajo zonë i përket asaj, kurse Turqia e kundërshton duke çuar aty për kërkime anijet e saj të shoqëruara edhe marina turke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here