“Ne vijojmë të ndërtojmë rrugë 7 herë më shtrenjtë se Kroacia”, Aulon Kalaja hedh akuza të rënda mbi qeverinë…

0
175

Aktivisti Aulon Kalaja, përmes ekranit të televizionit FaxNews ka hdhur dritë mbi atë çka ai e quan ‘vendosja e traut grek që vjedh paratë shqiptarëve’, më specifikisht bëhet fjalë për tenderin e rrugës Milot-Fier. Kalaja ka akuzuar qeverinë për tenderin e këtij aksi, ku fituese e konçesionit është një kompani greke e njohur si ‘Terna’. Sipas aktivistit vlera e këtij konçesioni është 1.2 miliardë euro, 7 herë më shumë se vlera e rrugëve që ndërtohen në Kroaci, të cilat janë dhe të një cilësie më të mirë.

“Kanë kaluar dy muaj nga lançimi që ka bërë ministrja Belinda Balluku, por sigurisht që violinë e parë ëhtë kryeministri Rama për autostradën Milot-Fier, e cila do të zgjasë diku te 115 km dhe do të jetë me pagesë. Lajmi për shqiptarët në mendimin tim është lajm i keq por edhe vetë qytetarët mendojnë që është lajm i keq, pasi duhet të paguajnë 10 euro vajtje dhe 10 euro ardhje për një segment që është zemra e Shqipërisë.

Nuk ka tender që do të thotë se tender është shpallur por prapaskena e tenderit është mjaft e qartë. Bëhet fjalë për një fitore në tavolinë dhe prapaskenë për firmën greke ‘Terna’, e cila prej kohësh ka luajtur për këtë tender në formën e një konçesioni me vlerën 1.2 miliardë euro. Shqipëria vijon të ndërtojë rrugë 7 herë më të shtrenjta se Kroacia. E njëjta autostradë ndoshta më e mirë e tipit A po ndërtohet mes Kroacisë dhe Bosnjës dhe që njihet ndryshe si “Koridori Blu” me vlerë 7 herë më lirë se Shqipëria”.-tha Kalaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here