‘Luftë’ me policinë, kapet në Maltë shqiptari i akuzuar për dy vrasje…

0
126

Nën dyshimin se ka kryer një vrasje të dyfishtë pak kohë më parë, një 25-vjecar shqiptar është arrestua në Maltë.

25-vjecari Daniel Muka nuk u dorëzua fillimisht, por i është përgjigjur me armë zjarri policisë në qytetin maltez të Florianës.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur për disa minuta, ku më pas shqiptari u neutralizua dhe u dërgua në komisariat.

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas.

Bankieri Pandolfino 58 vjec dhe bashkëpunëtori i tij, Macejovski, 30 vjec, me profesion koleksionist të veprave të artit, u ekzekutuan në banesat e tyre.

Mediat malteze shkruajnë se kamerat e shumta në vendngjarje dhe gjurmët kanë bërë që policia të mund të identifikojë lehtë shqiptarin Daniel Muka. Ky i fundit ka edhe rekorde më parë kriminale.

Daniel Muka është vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari. Vjedhja kishte ndodhur po në zonën që janë vrarë maltezët./ Balkanweb/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here