Fati është me serbët e Zvezdës, Tirana eliminohet me “kokën lart” nga Championsi…

0
115

Tirana eliminohet me “kokën” larg nga Champions League. Skuadra bardheblu u mund minimalisht 1-0 nga skuadra e Crvena Zvezdës në duelin e luajtur në “Air Albania”.

Ishte një pjesë e parë shumë e mirë për ekipin tonë që vendosi disa herë në vështirësi serbët,  Në minutën e 19-të, Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkoi ngjitur me shtyllën. 6 minuta më pas, skuadra bardheblutë krijoi një shans të artë me Cale që provoi me një goditje nga distanca. Disa minuta më pas, Hoxhollari provoi të befasonte portierin serb me një goditje fantastike nga goditja e dënimit.

Edhe fillimi i fraksionit të dytë ishte më i mirë për Tiranën, që krijoi rastin më të pastër. Në minutën e 58-të, pas një kundërsulmi të shpejt Muçi dhuron spektakël në zonë, por goditja e tij ndalet nga portieri dhe shtylla.Në momentin më të mirë të ekipit të Egbo, pas një goditje nga këndi, Tomane përfiton nga shtatlartësia për të ndëshkuar bardheblutë.

Tirana kërkoi me ngulm golin e barazimit, teksa në sekondat e fundit të shtesës, Torassa nuk mundi të shënonte thuajse me portën e boshatisur. Bardheblutë nuk i japin fund këtu aventurës europiane, pas do të luajnë në turin e tretë në Europa League.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here