Ja si do të jetë moti për javën që vjen…

0
102

Si do të jetë moti gjatë javës që vjen?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e kushteve të motit gjatë kësaj jave.

E hëna do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.

Situatë të paqëndrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme.

Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.

Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet.

Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë.

Valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor.

Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here