I dogjën makinën pak kohë më parë, kush është 25 vjeçari që…

0
125

 

26 vjeçari Denis Duro nga Korça ra në prangat e policisë për “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” ndërsa policia arriti t’i sekuestrojë rreth 145 220 paundë anglezë dhe skocezë të padeklaruara.  Por emri i të riut nuk është i panjohur për uniformat blu.

Në muajin prill të këtij viti, makina e tij u grabit dhe më pas u dogj.  Persona  të paidentifikuar arritën të merrnin rreth 1000 mijë euro në automjetin tip “Audi” të 26-vjeçarit Denis Duro. Pas grabitjes ata e mbushën me kashtë automjetin më pas i kanë vënë zjarrin.

Automjeti me targë IBI 4224 ishte parkuar në afërsi të banesës së familjes Duro. Pas sinjalizimit të marrë, policia ka shkuar shpejt në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here