Rrëfimi/ I mbijetuari me koronavirusi: Nuk është shaka, mendova se do të vdisja…

0
104

Koronavirusi është kthyer në një sfidë për çdo person që i duhet që ta kalojë. Së fundmi një turk i shëruar nga Covid 19, në një prononcim për mediat vendase ka treguar për betejën e tij me këtë sëmundje.

Suleyman Ipbuken, 55 vjeç ka kujtuar se në spital shkoi më 23 mars për shkak të vështirësisë në frymëmarrje dhe kollë.

Për shkak të sëmundjes së tij themelore të mushkërive dhe diabetit, ai kishte frikë nga kontraktimi me COVID-19.

Kur testi i tij doli pozitivë, ai u karantinua në spital.

“Unë qëndrova në spital për 16 ditë. Ndihmës mjekët më morën për tomografi çdo 2 deri në 3 ditë.

Më dhanë plazma të gjakut dhe medikamente vazhdimisht. U bëra më mirë me ato barna”, tha ai.

Ipbuken tha se sa herë që miqtë e tij e thërrisnin për të pyetur për shëndetin e tij në spital, ai mendonte se do të vdiste. Ndër të tjera në fjalën e tij paralajmëroi njerëzit që të marrin seriozisht pandeminë dhe të ushtrojnë rregullat sociale në distancë dhe të mbajnë maska.

“Covid 19 nuk është një sëmundje që duhet ta marrim me shaka, nga ajo kanë vdekur edhe mjekë. Shoku im i shkollës së mesme ishte mjek në këtë spital. Ai vdiq nga Covid”, shtoi ai.

55 vjeçari ndër të tjera tregon se ai nuk e di se nga mund ta ketë marrë infeksionin pasi asnjë nga familjarët e tij apo miqtë përreth nuk ka qenë i infektuar me Covid 19.

/Anadolu Agency

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here