Reagon ashpër Shehu: Po falsifikohen të dhënat e testimit për Covid-19, ky është krim për profesionistët…

0
94

Nga Tritan Shehu

Po “falcifikoni” të dhënat e testimit!
Edhe nqs vetë Kryeministri është autori i kësaj parodie numrash me testet, dua t’u them kolegëve të Komitetit që nuk mund të heshtin përpara këtij veprimi antishkencor:

Për të transmetuar imazhin e rritjes së numrit të testeve PCR prej ditësh në të dhënat e testimit të popullsisë transmetohet një shifer e vetme, që duket se përmbledh pa diferencim ato të testimit mjeran publik e gratis, së bashku me çfarë kryhet në institucionet jo publike kundrejt pagesës nga individë sporadike, për arsye nga më të ndryshmet, jashtë skemës së miratuar, që Komiteti i quan “teste administrative”, pra jo mjekësore.
Heshtja mbas pyetjeve tona e konfirmon këtë, gjë që përbën një falsifikim shkencor me qëllim rritjen formale të numrit, manipulimin e të dhënave siç është pozitiviteti i lartë në testimin publik etj.
Kështu mbasi vazhdoi për muaj bllokimi talebanesk i laboratorëve me pasoja të rënda afatgjatë, duket se po futemi në një lojë tjetër antiprofesionale, por me qëllim të njëjtë, mashtrimin me shifrat e me pasoja të pallogariteshme.
Aktualisht testimi epidemiologjik në vend ka nevojë minimalisht për 2500 teste PCR në ditë, përveç imunologjisë.
Për këtë duhen aktivizuar të gjitha kapacitetet laboratorike të vendit, publike apo jo publike, por të gjitha këto në bazë të një metodike universale e gratis.
Ky do të quhej testim i popullsisë, i domosdoshëm për të implementuar strategjinë “Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim”, racionale aktualisht.
Kjo që po ndodh është së paku krim profesional për profesionistët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here