Zhyti Shqipërinë në krizë, Rama bën ‘shpëtimtarin’ për Bjellorusinë….

0
117

Në një kohë kur vendi është zhytur në krizë të thellë politike dhe institucionale, kryeministri Edi Rama duket se i ka lënë mënjanë të gjitha dhe i propozon BE-së që të zgjidh problemet në Bjellorusi.

Me Kuvend një partiak, me zgjedhje pa opozitën, kur vetëm pak ditë më parë ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme e zhbëri marrëveshjen politike të 5 qershorit, Rama merr përsipër zgjidhjen e problemeve në rrafshin ndërkombëtar, kur vetë faktori ndërkombëtar e ka etiketuar shkaktar të krizës në vendin e tij.

Këshilli Europian

Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato

Kujtojmë që Shqipëria është në një krizë të thellë politike, ku Kuvendi është njëpartiak, zgjedhjet lokale u zhvilluan pa opozitën dhe pa garë.

Dhe së fundmi, në kulm të pandemisë së COVID 19 mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, ndryshoi me Skype në mënyrë të njëanshme Kushtetutën duke zhbërë edhe marrëveshjen politike të 5 qershorit. Përballë kësaj krizë sa politike dhe institucionale, duket se kryeministri Edi Rama ka lënë mënjanë problemet e vendit dhe ka marrë përsipër që të zgjidhë problemet në rrafshin ndërkombëtar. Ky propozim vjen edhe në një kohë që vetë institucionet më të larta europiane kanë kritikuar ashpër Ramën dhe kanë vënë në pikpyetje çeljen e negociatave të anëtarësimit. /Syri TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here