Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo: Bjellorusia të pranojë ofertën e presidencës së OSBE

0
103

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka kërkuar nga Bjellorusia të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE për uljen në dialog të palëve.
“Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për vlerësuar në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve”,- thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit Amerikan.
Shqipëria mban presidencën e radhës së OSBE dhe kryeministri Edi Rama është angazhuar se bashku me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Lind, për të negociuar me palët në Bjellorusi.
Pompeo shprehet se zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi nuk plotësuan standardet e OSBE. Duke theksuar se Bjellorusia është pjesë e OSBE, Sekretari i Shtetit shprehet se zgjidhja duhet gjetur në bazë të kornizës së kësaj organizate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here