Balliu: Krimi ka marrë në kontroll qytetet dhe jetën e qytetarëve. Ka vetëm drogë, vrasje, vjedhje e varfëri ekstreme

0
102

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu akuzon kryeministrin Edi Rama se për 7 vite qeverisje e ktheu Shqipërinë në një magazinë për kriminelët. Sipas Balliut, krimi ka marrë në kontroll qytetet dhe jetën e qytetarëve, duke vënë gjoba ndaj bizneseve dhe duke i terrorizuar ata.

Postimi i plotë i Balliut në Facebook

DROGË, VRASJE, VJEDHJE DHE VARFËRI EKSTREME

Shqipëria sot është në një gjendje të tmerrshme si nga ekonomia ashtu dhe nga siguria.

Rama arriti në 7 vite ta kthente Shqipërinë në një magazinë për kriminelët e të gjitha fushave, duke i mbrojtur dhe duke i përfshirë ata në tendera publikë dhe biznese.

Më të sigurtë se kurrë, krimi ka marrë në kontroll qytetet dhe jetën e qytetarëve, duke vënë gjoba ndaj bizneseve dhe duke i terrorizuar ata.

Qytetarët ndërkohë të rraskapitur dhe të papërfaqësuar lëngojnë ekonomikisht si pasojë e mungesës së investimeve të qeverisë, mungesës së hapjes së vendeve të reja të punë dhe parjetër si pasojë e vjedhjeve të qeverisë në buxhetin e shtetit që kanë sjellë rritjen e taksave për qytetarët.

Në fakt Shqipëria i ngjason një xhungle më shumë se sa një shteti, pasi instancat shtetërore janë inekzistente ose në dorë të banditëve.

Spitalet janë pa mjetet e domosdoshme, pa serume, pas ilaçe, pa aparate.
Ministria e Jashtme duket më shumë si Ministria e Mbylljes, ku nuk punon askush.
Ministria e Ekonomisë është kthyer në Ministrinë e Mjerimit Ekonomik.
Ministria e Arsimit është bërë emblemë e paditurisë.
Ministria e Brendshme është bërë aleate me krimin.
E Kryeministria është kthyer në një zyrë arkitekture për programet e vjedhjes së qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here