Vasili: Janullatosi punonte, ndërsa Pandi bënte ëhh…

0
119

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar Ministrin e Diasporës Pandeli Majkon në lidhje me zgjidhjen e krizës në Kakavijë.

Me tone të thella ironie, Vasili ka shkruar që nga sot e tutje Pandeli Majko është emëruar ministër i falenderimeve .

‘Inekzistent në këto ditë dramatike ai u shfaq sot ashtu me humor të shplarë si përherë dhe falenderoi dynjanë qeveritare edhe Kryepeshkopin Janullatos në fund sigurisht, sepse të parët janë ata që s’bëjnë asgjë; shkruan ndër të tjera nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Postimi i plotë:

‘Janullatosi punonte, ndersa Pandi bwnte Ëhh…! Lehtësimi i krizës vëllezërve e motrave tona të bllokuar në kufi ishte një lajm, që çliroi nga ankthi jo vetëm ata që po e vuanin për ditë të tëra mes të nxehtit por edhe mijëra familjare e të afërt të tyre anë e mbanë vendit. Është tashmë shumë e qartë se ndërhyrja e Kryepeshkopit Janullatos ishte vendimtare dhe përcaktuese.

Komedi me vete është si gjithmonë Ministri i Diasporës Majko. Inekzistent në këto ditë dramatike ai u shfaq sot ashtu me humor të shplarë si përherë dhe falenderoi dynjanë qeveritare edhe Kryepeshkopin Janullatos në fund sigurisht, sepse të parët janë ata që s’bëjnë asgjë. Është e qartë: Janullatosi punonte ndërsa Pandi bënte Ëhh. Faleminderit Pandi që e falenderove.

Nga sot Pandi është emëruar : MINISTRI I FALENDERIMEVE

P.S.Pandi nga emocioni edhe emrin ja shkruan gabim Z.Janullatos nga Anastas në Anasatas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here