Meta përkujton Petro Nini Luarasin: Shqipëria është e para!

0
127

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar sot 109 vjetorin e vrāsjes së patriotit të shquar Petro Nini Luarasit.

Duke kujtuar amanetin e tij, “Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”, Meta thekson se “sot është dita për të përkujtuar me nderim e respekt veprën e Tij dhe gjithë ato sakrifica të jashtëzakonshme në shërbim të arsimit shqip, për të cilin dha edhe jetën”.

Postimi i Metës:

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”.

Këto amanete legjendare të martirit të gjuhës dhe shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi do të mbeten përjetë të gdhendura në memorien historike të kombit tonë, që e ka paguar aq shtrenjtë Lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, duke sakrifikuar bijtë e bijat e saj më të mirë!

Sot, në 109-vjetorin e vrāsjes të patriotit të shquar të Kolonjës dhe luftëtarit të paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperitetit e kombit shqiptar, është dita për të përkujtuar me nderim e respekt veprën e Tij dhe gjithë ato sakrifica të jashtëzakonshme në shërbim të arsimit shqip, për të cilin dha edhe jetën!

Rilindasi i vërtetë Petro Nini Luarasi, së bashku me atdhetarë të tjerë, kontribuan për ndriçimin dhe edukimin e popullit shqiptar, jo vetëm me dijen, por mbi të gjitha me patriotizmin, dashurinë dhe sakrificat për Atdheun, duke u shndërruar në një shembull të fortë frymëzimi dhe motivimi për të gjithë mësuesit e të rinjtë tanë ndër breza dhe duke na mësuar se: SHQIPËRIA ËSHTË E PARA! ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here