“Jemi nga Belshi, pimë raki manaferre”, çudit qytetari në Kakavijë: Nuk ka koronavirus…

0
174

Ditën e sotme shqiptarët kalojnë pa asnjë problem në pikën kufitare të Kakavijës.

Në këtë pikë doganore nuk ka më fluks mjetesh. Ndërkohë, qytetarët shprehen se COVID-19 nuk ‘ekziston’.

Një i ri ka deklaruar për Abc News se ka pirë raki manaferre dhe nuk e gjen asgjë.

“Shumë mirë sot. Virus nuk ka, asgjë nuk ka. Ne jemi nga Belshi, pimë raki manaferre. Nuk kemi asgjë, jemi xham”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa një tjetër tha: “Po ikim të punojmë. Nuk e di që duhet të qëndroj në Karantinë për shtatë ditë nuk na kanë thënë gjë. Tamponin e kemi bërë te spitali.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here