Një fundërrinë si Blendi Gonxhe!

0
206

Nga Bledian Koka

Një fundërrinë si Blendi Gonxhe!

Blendi Gonxhe është një nga drejtorët më të lartë të Rilindjes së Edi Ramës. Ai surrat pa formë e përmbajtje drejton Drejtorinë e Transportit Rrugor Shqiptar. Në një akt të pashembull, ky fundërrinë sepse me ndjeni nuk gjej fjalë tjetër, për të mbrojtur dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës humanitare në Kakavijë, ka shkuar deri aty sa ka akuzuar mamanë e 10-vjecarit që humbi jetën sot pasi u përplas nga autoambulanca.

Ndërkohë që nëna po vajton të birin që ende nuk e ka futur në tokë, i duhet të mbajë mbi supe për turpin me të madh të Blendi Gonxhes edhe prroin e tij psiqik ndërsa e akuzon se nuk është kujdesur si duhet për të birin që tani nuk rron më.

Ne si shoqëri duhet të reagojmë menjeherë dhe të kërkojmë largimin sa me parë të këtij fundërrine nga zyrat e shteti shqiptar që sot në akt të pashembull i hedhin fajin mamasë së një djali 10-vjeçar që humbi jetën në një aksident fatkeq!

Askush nuk fajësoi askënd, por për Rilindjen kjo nuk mjafton. Vdekja e 10 vjecarit ishte preludi i një dështimi te tmerrshem i cili vijon prej 5 ditesh në Kakavie dhe për të mbuluar mutin me shurrë, qelbësirat e Rilindjes si Blendi Gonxhe nuk e kursyen cinizmin as ndaj nënës së 10 vjecarit të ndjerë e as ndaj emigrantëve të rraskaptiur e të braktisur në mëshirë të fatit. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen Ndoji, ndërsa një ndjesë pa faj të pakten nga unë shkon për nënën e gjorë që shpirti ia di se çpo heq!….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here