Reagon ashpër Basha: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar, turp…

0
157

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në Twitter lidhur me krizën humanitare të krijuar në Kakavi, ku mijëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej të paktën 72 orësh.

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, shkruan Basha.

Më herët, Partia Demokratike përmes një deklarate shprehet se është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

“Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre”, thekson PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here