Anëtarët e Komsionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Evi Kokalari, Mimoza Hajdarmataj, Edith Harxhi kanë shkuar në selinë e PD për të zhvilluar një mbledhje të radhës në lidhje me ecurinë e Referendumit për të votuar për vendimin Kongresit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ato u përballën me portat e mbyllura nga Basha dhe ushtarët e tij nëpër seli, por edhe me provokimet e të njejtit përson që bërtiste nëpër korridore dy ditë më parë kur Komisoni ishte në selinë e PD.
Por kryetarja në detyrë e Forumit të Gruas në PD, Albana Vokshi e cila ka mbërritur në selinë blu rreth orës 15:00 së bashku me Evi Kokalarin kanë nisur mbajtjen e mbledhjes në një ambjent të selisë së Partisë Demokratike, pasi bravat e dyrve të zyrave ishin ndërruar.