E rëndë/ Shqiptari gjendet i vdekur brenda një makine, nuk dihet shkaku

0
133

Një shqiptar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, në lagjen “Peraj” të fshatit Koliq.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i ndjeri është konstatuar pa shenja jete brenda një automjeti, ndërkohë që nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vrasje.

Hetimet për ngjarjen vijojnë dhe grupi hetimor ndodhet në vendnin e ngjarjes duek mbledhur provat.

Njoftimi i policisë

Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here