Vangjel Tavo: Populli shqiptar e ka vulosur si non grata kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes

0
149

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo në komunikimin e tij të përjavshëm me video ne Facebook, të cilën tashmë e ka kthyer në një traditë komunikimi, shprehet se populli shqiptar e ka vulosur si non grata kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes.

KOMUNIKIM JAVOR

?Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë vend, kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes
?Korrupsioni dhe papunësia janë në nivele të larta të paprecedenta.
?Të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli.
?Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur.
?”Të vjedhim sa të mundim” shprehen edhe haptazi nëpër kafene “sepse s’do na vijë më kjo ditë.”
?Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë.
?Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.
?Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë.
?Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme.

https://www.facebook.com/VangjelTavoZyrtare/videos/2707997426128975/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here