Pediatrja: Nënat me Covid-19 mund të ushqejnë me gji fëmijët, virusi nuk transmetohet nëpërmjet qumshtit

0
93

Mjekja pediatre Mirela Dibra, thotë se ushqyerja me gji është e pazëvëndësueshme për sa i përket shëndetit të fëmijëve.

”Një fëmijë që fillon të ushqehet me gji herët, në mënyrën e duhur, e vazhdon atë sipas të gjtha rekomandimeve, gëzon një shendet të plotë, të mirë, merr antikorpe nga nëna, që e mbrojnë ndaj sëmundjve të tjera. Gjithashtu formon një profil metabolik shumë të favorshëm, që do ta mbrojë në jetën e mëvonshme ndaj sëmundjeve si obeziteti, diabeti, sëmundjve të tjera metabolike, mund ta mbrojnë në fëmijërinë e hershme ndaj astmës, ndaj autitit të veshit të mesëm. Ushqyerja me gji në thelb shpëton jetën e fëmijëve”.

Pediatrja tregon se nënat me Covid-19 mund të ushqejnë foshnjat me gji. ”Nuk ka asnjë provë deri tani që virusi të transmetohet nëpërmjet qumshtit të gjirit, sipas të gjitha studimeve që janë kryer deri më sot. Kështu që rekomandimet janë që nënat të vazhdojnë të ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. Nëse nëna shfaq simptoma ose shenja klinike, atëhere nëse gjëndja e saj ja lejon që të ushqejë me gji, duhet të vazhdojë ta bëjë këtë duke pasur parasysh larjen e shpesht të duarve, dezifektimi i shpeshtë i sipërfaqeve, larja e gjirit para dhënies me gji të fëmijës, tështitja dhe kollitja në një pecetë që duhet të hidhet”.

Ushqyerja me gji për foshnjat deri 6 muajsh eshte e mjaftueshme për të plotësuar cdo nevojë të foshnjes, më pas duhet të shoqërohet me dhënien e ushqimeve shtesë. Nënat mund të vazhdojnë të ushqejnë foshnjat me gji deri në 2 vjeç apo edhe më tej sipas dëshirës së fëmijës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here