Reshje shiu dhe rrufe, moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja sa shënojnë temperaturat

0
147

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimorë reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 22/30 Diell shi rrufe

Kukës 19/30 Diell shi

Lezhë 19/30 Diell shi rrufe

Dibër 18/29 Diell shi

Durrës 22/32 Diell shi rrufe

Tiranë 23/31 Diell shi rrufe

Elbasan 22/32 Diell shi rrufe

Berat 16/32 Diell shi

Vlorë 21/30 Diell shi rrufe

Korçë 17/29 Diell shi

Gjirokastër 16/31 Diell shi rrufe

Sarandë 18/30 Diell shi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here