Pronari i lokalit në Sarandë nuk ‘zë mend’, sfidon pòlicinë dhe hap muzikën, gjòbitet me shumën marramendëse…

0
67

Pòlicia e Sarandës dhe e Vlorës, në kudër të zbatimit të Aktit Normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, ka gjòbitur dy subjekte të cilat nuk e kanë zbatuar këtë vendim të qeverisë. Administratori i subjektit në Sarandë, shtetasi me inicialet F.M, është gjòbitur me 3.000.000 lekë gjòbë si pasojë e shkeljes përsëritëse që ka bërë. Adiminstratori vlonjat me inicialet A. A është gjòbitur me 1.000.000 lekë gjòbë si shkelës për herë të parë.

Njoftimi i plotë i pòlicisë: Vlorë, Sarandë

Pòlicia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjòbë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Pòlicia e Shtetit.

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjòbitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjòbitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Pòlicia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here