Basha: Shqipëria si gjithë Europa, një projekt i papërfunduar, një punë e lënë në mes që mbetet për t’u kryer!

0
110

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË AKTIVITETIN E FRPD PËR 30 VJETORIN E LËVIZJES STUDENTORE

Faleminderit të dashur të reja dhe të rinj, anëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Të reja dhe të rinj shqiptarë, gëzuar 8 dhjetorin ditën e rinisë. Faleminderit organizatorëve, forumit, natyrisht miqve tanë të fondacionit Konroad Adenauer, të Obias, fondacionit të partisë tonë simotër Kristian Demokratëve gjerman. Faleminderit miqve që na sollën përshëndetjet e tyre të ngrohta nga Europa, shprehje e besimit të patundur se edhe një herë rinia shqiptare do të marrë në dorë fatet e vendit dhe do të kthejë shpresën dhe besimin për çdo shqiptarë e do të bëjë realitet ëndrrën e 30 viteve më parë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Jam shumë i lumtur që jam sot këtu me ju. Do të isha edhe më i lumtur të ishim fizikisht bashkë. Dhe me zi po pres ditën kur qeveria e dal me votën e 25 prillit do të marrë përgjegjësitë që i takojnë, do të mund virusin e do të bëjë të mundur që të jemi të gjithë së bashku të përqafojmë njëri-tjetrin në fitoren e parë të betejës me virusin dhe fitoret e tjera për të mposhtur varfërinë, papunësinë dhe për të rikthyer shpresën e çdo të riu e çdo të reje shqiptare. Prandaj, më lejoni që sot t’ju jap një përqafim virtual nga kjo sallë e mrekullueshme që vibron energjinë e ditës magjike të 8 dhjetori.

Jam shumë i lumtur që jam sot këtu. Jam në veçanti i gëzuar që këtu janë bashkuar me ne edhe të rinjtë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Lugina e Preshevës, nga Mali i Zi, nga diaspora, e dua t’i përshëndes po me kaq mall të gjithë ata që bashkë me të rinjtë e Shqipërisë janë sot në këtë festë, në këtë përkujtim. Ky komunikim, ky bashkëpunim mbarëkombëtar para 30 vitesh ishte vetëm një vegim, një ëndërr. Sot është realitet. Sot kur ne përkujtojmë një ditë të madhe të ndryshimit të historisë tonë.

30 vite më parë ne bëmë kthesën e madhe dhe shembëm diktaturën më të egër komuniste në të gjithë Europën. Ky ndryshim u bë i mundur vetëm fal heronjve tanë, vetëm fal atyre që kishin moshën tuaj, vetëm fal të rinjve të dhjetorit 1990, të cilës i shkon sot mirënjohja dhe përkulja e thellë me respekt e imja, e të rinjve shqiptarë, e gjithë shqiptarëve anë e mbanë vendit.

Dallga e këtij ndryshimi historik u bë e mundur vetëm prej të rinjve idealist dhe energjik të dhjetorit 1990. Populli shqiptarë ka një histori të dhimbshme. Por në këtë histori të dhimbshme nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjë ndryshim i madh pozitiv, asnjë ngjarje e dhimbshme, asnjë zhvillim i rëndësishëm pa protagonizmin e të rinjve shqiptarë.

Ky është mesazhi kryesor që dua të rikujtoj sot, sepse jam i bindur që sot, në këto ditë të shkurtra e të errëta të dhjetorit, në këto ditë vështirësish të panumërta për familjet shqiptare që përballen me krizën e pandemisë dhe krizën ekonomike, ky mesazh vlen dhe duhet të kujtohet edhe më fuqishëm, ndryshimi i Shqipërisë do të vijë, por ndryshimi i Shqipërisë mund dhe do të bëhet vetëm nga ju, vetëm nga rinia shqiptare.

Këto ditë, këto javë, këto muaj kam udhëtuar anë e mbanë Shqipërisë, kam takuar, kam bashkëbiseduar me shumë të rinj si ju. Kam takuar të rinj të talentuar, të rinj me potencial të jashtëzakonshëm, por të mërzitur, të revoltuar, të dëshpëruar me realitetin aktual. Keni të drejtë, kanë të drejtë. U bënë 8 vite që Shqipëria ka dal nga shinat, madje ka bërë kthim mbrapa. Kostoja e jetës sa vjen e rritet, papunësia shtohet e në veçanti për rininë. Varfëria po kështu.

Si pasojë e keqqeverisjes shumë shqiptarë kanë humbur vendet e punës, kanë humbur shpresën, kanë humbur kushtet bazë të jetesës, kanë humbur besimin tek ndryshimi. Sipasojë e keqqverisjes, shumë shqiptarë kanë humbur vendet e punës, kanë humbur shpresën, kanë humbur kushtet bazë të jetesës, kanë humbur besimin tek ndryshimi, dhe kjo është arsyeja, arsyeja kryesore pse shumica e të rinjve shqiptarë, ju, shoqet dhe shokët tuaj, mendojnë të largohen nga Shqipëria. Shumë, për fat të keq, e kanë hedhur këtë hap.

Shumë të tjerë, siç më kanë treguar, e mendojnë si opsionin e vetëm emigracionin. E kuptoj dhe e ndjej dhimbjen, vuajtjen që shkakton këtë mendim, këtë gjendje të rëndë shpirtërore të rinisë tonë. Po të shohësh propagandën virtuale, dhe pastaj të përjetosh në mënyrë të përditshme, të prekësh, të ndjesh, të shohësh me sytë e tu realitetin, ndjenja e parë që të vjen, është ajo e dëshpërimit.

Me siguri, e keni dëgjuar shpesh të flitet se kështu paska qenë e shkruar për ne, se nuk ka mundësi ndryshimi për vendin tonë, se varfëria, mungesa e shanseve dhe mundësive, padrejtësia, është e pashmangshme dhe duhet të kënaqemi me kaq sa kemi. Unë e di se ka nga ata që u leverdis dhe që mbjellin këto ndjenja të dorëzimit, të fatalitetit, të braktisjes së vendit.

E di edhe pse e bëjnë. E dini dhe ju, kush më shumë se rinia nuk e di se pse e bëjnë, sepse kanë frikë prej jush. Sepse kanë frikë nga energjia e rinisë. Sepse kanë frikë nga revolta e drejtë e rinisë. Sepse kanë frikë nga pastërtia, parimet, idetë…

bbbb

bb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here