Të pathënat e Melania Trump. Flet pesë gjuhë të huaja, katolike dhe…

0
116

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh. Ajo është imigrante nga Sllovenia dhe zakonisht u shmanget daljeve publike, përveç rasteve kur flet në emër të kauzave që mbështet, që përqendrohen përgjithësisht tek mirëqenia e fëmijëve. Zonja e Parë Melania Trump, gjithmonë elegante dhe e veshur bukur. Një imigrante që u rrit në Slloveni, një ish-republikë jugosllave me një popullsi prej dy milionësh, ku ende jetojnë miqtë e saj të fëmijërisë.

“Ishte shumë njeri pozitiv. I pëlqente të lexonte. I pëlqente gjithashtu të stilonte, të bënte rroba të reja nga ato të vjetrat”, thotë Mirjana Jelançiç, shoqe fëmijërie e Melanias. Ai pasion për t’u veshur bukur e ndihmoi të siguronte punën e parë si modele, përmes së cilës ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara.

Melania dhe presidenti Donald Trump me një diferencë prej 24 vjetësh, u takuan në një festë dhe u martuan në vitin 2005. Barron Trump lindi një vit më pas dhe është djali në moshë më të vogël i një presidenti, pas atij të presidentit Kennedy, John F. Kennedy, Junior, në vitin 1963. “Ajo është një mama e mrekullueshme dhe e do shumë djalin e saj, Barron”, thotë Presidenti Donald Trump. “Atij i pëlqen shkolla dhe sporti. Është atlet i zoti. Dhe dua ta ruaj nga vëmendja e tepruar tani për tani”, thotë Melania për të birin.

Ajo vetë i shmanget syrit të publikut, përveç ndonjë paraqitjeje për kauzat të saj. Fushata e saj “BE BEST” është e përqendruar tek mirëqenia e fëmijëve. Në korrik ajo shpërndau ushqime në një qendër për nënat e pastreha. Fushata e saj është gjithashtu kundër bulizmit në mediat sociale.  Ajo nuk ka folur publikisht për mesazhet e të shoqit në Twitter, që shpesh i trajton ashpër kundërshtarët. Kur ai u tall me veprimtaren ambjentaliste, Greta Thunberg, zyra e saj nxorri një deklaratë ku thuhej “Nuk është sekret që Presidenti dhe Zonja e Parë, shpesh komunikojnë ndryshe, si shumë çifte”.

Kur Trump fitoi zgjedhjet, sllovenët vendosën një statujë për nder të saj, me veshjen e ditës së inaugurimit. Melania Trump është katolike, e para Zonjë e Parë katolike, që pas Jacqueline Kennedy. Është e vetmja Zonjë e Parë që flet pesë gjuhë të huaja. “Është nder për mua dhe një kënaqësi e madhe që jam këtu para jush, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në një rast. Ajo i ka kaluar katër vitet e fundit kryesisht larg kamerave, ekspertët thonë se Melania Trump do të jetë më shumë e pranishme publikisht, ndërsa përpiqet të jetë zonjë e parë edhe për një mandat tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here