Loja prej të sëmuri psikik për ti shpëtuar ndëshkimit

0
114

Nga Kastriot Islami 

 

Të gjithë ata që e njohin nga afër EDI RAMËN, e kanë të qartë se e gjithë kjo lojë prej të sëmuri psikik, që aktron me xheste dhe ulurima bëhet vetëm për të arritur një qëllim të mbrapshtë…

Ai përmes kësaj lojë po tenton të idenë se mund të shfaqet edhe kundër SHBA e BE vetëm e vetëm që të mbrojë një parim demokratik, por në realitet përmes një pazari po tenton të marrë garanci të plota për mosndëshkimin e tij… dhe menjëherë pas kësaj do të të hiqej si “dele e butë” që ka reflektuar ….dhe do të shfaqej i gatshëm për cdo lloj bashkëpunimi…madje edhe duke treguar tolerancë e mirëkuptim sikur të ishte burrë shteti për të lëshuar gjithcka ka zaptuar vetëm me kushtin që të mos e ndëshkojnë dhe të mos i prekin pasuritë e grabitura…

Mbajeni mënd këtë që po ju them…Nuk është as sajesë dhe sa ekzagjerim…! Dhe shpjegojani edhe atyre që nuk e njohin mirë dhe kanë mendim të ndryshëm…

Dhe a e dini se cfarë garancie e qetëson sepse nuk ka besim te askush, as te amerikanët, as te europianët, as te Ilir Meta, as te Lulzim Basha, as te Juri Kim, as te gruaja dhe djali i tij…. Te askush dhe për asgjë… Sepse ka shumë frikë për gjithcka ka bërë dhe është i ndërgjegjshëm për të gjithë zullumet, por nuk e priste fundin të tillë!

E vetmja garanci që e qetëson është premtimi për ta lejuar të bëhet PRESIDENT…

Madje edhe këtë premtim do të tentojë me të gjithë marifetet që po programon ta ketë 100 % të sigurtë…

Vendimi për ndëshkimin e tij e bandës së tij zullumqare e tradhëtare dhe sekuestrimit të gjithckaje kanë grabitur i përket vetëm qytetarëve…Nëse kjo nuk ndodh vendi do të futet në një spirale kaosi e anarkie shumë shpejt…edhe pas fitores së opozitës…

Thënë e gjithë kjo duhet patur parasysh se ky vendim i përket qytetarëve dhe vetëm qytetarëve dhe nuk mund të jetë cështje e bisedime/negocimeve mes partive politike… apo drejutesve të tyre…qofshin edhe atyre që do të dilnin fituese nga zgjedhjet e ardhshme…Prandaj qytetarët duhet ta kenë mirë paraysh se kjo gjë varet vetëm prej tyre dhe nëse do të pengoheshin në realizimin e këtij objektivi historik nga kushdo duhet të vazhdonin betejën deri në arritjen e këtij synimi…përndryshe e ardhmja e tyre do të ishte njëlloj e KEQE e nuk do të ndryshonte sic nuk ka ndryshuar deri më sot…

Natyrisht në një shtet demokratik të së drejtës kjo vendimarrje i përket vetëm drejtësisë dhe nëse drejtësia rezulton e kapur nga Rama atëhere ajo duhet reformuar realisht pa u shqetësuar nga askush për tu bërë realisht e pavarur nga Rama dhe banda e tij dhe për tu bërë aq profesionale dhe e ndershme sa të mund të akordojë ndëshkimin e merituar…

Pikërisht këtë ka frikë Rama dhe po tenton përmes lojrave ta shmangë…kërkon pazar për tjua hequr qytetarëve këtë vendim…

Prandaj, të gjithë njerzit e ndershëm të këtij vëndi duhet të bashkohen masivisht për të marrë në dorë vendimarrjen historike për ta hedhur në koshin e plehrave të historisë këtë të KEQE, këtë personazh zullumqar, të paaftë, të korruptuar, shok e mik i kriminelëve e trafikantëve, hajdut të zgjedhjeve, shkatërrimtar të ardhmes së shqiptarëve…. që erdhi në krye të vëndit me mbështetjen e Aleancës së Qëlbësirave dhe grabiti vetëm për vetën e tij e anëtarët e kësaj bande…

Të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vëndi duhet të përqëndrohen për arritjen e këtij objektivi kryesor duke lënë mënjanë debatet e komentet anësore… Sepse edhe debati per detajet e reformes zgjedhore apo ndryshimeve kushtetuese, shumë i rëndësishëm dhe me vlera të jashtëzakonshme, në fund të fundit do të rezultonte një kurth i Ramës për të zhvendosur vëmëndjen nga objektivi kryesor, largimi dhe ndëshkimi i së KEQES së madhe …

Të gjithë pa përjashtim duhet të vrasin mëndjen papushim vetëm e vetëm për të gjetur të gjithë mjetet e mënyrat për të tërhequr qytetarët të dalin masivisht me synimin madhor për marrë në dorë vendimin historik, pra për të larguar dhe ndëshkuar të KEQEN që do të mund të sillte anarkinë….nëse nuk shkulet me gjithë rrënjë…/Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here