“Bëni si themi ne por mos bëni ashtu si bëjmë ne”/ Socialistët e moshës së tretë festojnë dekorimin e ‘Baba Takut’ dhe nuk u’a ndjen për pandeminë

0
80

Deputeti Spartak Braho është dekoruar dhe nuk ka nguruar aspak që të shtrojë një drekë mes miqsh në ambient të mbyllur, pa frikën e virusit. ‘Baba Taku’ i rrethuar me miq të moshës së tij dhe deputetit socialist Arben Pëllumbi, duket se nuk ua ndjen fare për Covid-19, i cili së fundmi ka prekur edhe 3 deputetë. Spartak Braho shihet teksa troket gotat e rakisë duke festuar dhe ushqehen me ëmbëlsira. “Nga dekorimi i sotëm i “Baba Takut”, Spartak Braho, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- shkruan Agim Rama i cili ka publikuar edhe fotot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here