Debati pa kamera, Vasili-Gjiknurit: Keni 5 orë dhe nuk jep asnjë arsye pse e refuzon propozimin e opozitës

0
108

 

Mësohen të tjera detaje nga dèbati me dyer të mbyllura në Këshillin Politik. Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë ne dèbate, pas refuzimit që PS i ka bërë ofertës që ka paraqitur Opozita sot në mbledhjen.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Patrit Vasili duke ju drejtuar Daimian Gjiknurit i ka kërkuar këtij të fundit të japë arsyet se përse rèfuzon propozimin e Opozitës. “5 orë në mbledhjen dhe nuk keni dhënë asnjë argument se përse rèfuzoni propozimin tonë për hapjen 100 % të listave. Nuk keni asnjë arsye të rèfuzoni propozimin e kompromisit që kemi propozuar. Nëse keni si qëllim hapjen e listave, propozimin e keni mbi tryezë. Pse nuk e pranoni?” – mësohet të jetë shprehur Vasili.

Në dèbat ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka konfirmuar se “Opozita është për konsensus. Ka paraqitur propozime me shkrim gjatë gjithë këtyre ditëve në Këshillin Politik. Ju as nuk sillni kundèrpropozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrísni konsensusin dhe po hidhni në erë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Si mund të hidhni në erë marrëveshjet që keni firmosur?”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here