Mjeku Vargu: Shqipëria po tenton të implementojë terapinë e plazmës

0
97

Mjeku i njohur Petrit Vargu i  ftuar ‘Edicionin e Lajmeve’ në SYRI TV cilësoj katastrofike situatën në të cilën ndodhet vendi ynë në luftën anti-Covid 19.

Sipas tij, mungojnë burimet njerëzore dhe epidemiologët që të kryejnë gjurmimet në terren, spitalet nuk kanë një PCR të dytë, hapa e pa menduar mirë janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të infektuarve.

‘Ne jemi në një situatë alarmante si pasoje e hapjes të pa studiuara mirë dhe kjo solli një rritje të virusit ndryshe si Europa Perëndimore që po regjistron pak të infektuar sepse u studiua mire hapja e çdo sektori të ekonomisë duke respektuar masat e vendosura nga qeveritë.

Kosova ka ndërmarrë masa për njerëzit që po pushojnë në Shqipëri të cilët duhet ti nënshtrohen karantinës 2-javore, këtu të në është kthyer si ‘bordello’ në mënyrë figurative

Masat e marra si ndalimi i muzikës janë masa qesharake sepse koncentrimi me i madh është në plazhe, në Itali janë marrë masa drastike ku shezllonet janë çdo 2 metra nga njëri-tjetri.

Mjeku Petrit Vargu ka kërkuar që në spitale të futet mjekimi i terapisë me plazëm sepse ajo ka dhënë efekte shumë të mira në trajtimin e personave të infektuar.

Mjeku hodhi dritë më situatën kaotike që gjendet sistemi shëndetësor ku në krye të koordinimit për burime natyrore vendoset Rektori i Universitetit të Mjekësisë.

‘Është turp që rektori i Universitetit të Mjekësisë të vihet në krye të koordinimit të resurseve humane që janë mjekët dhe infermierët e dalë nga universiteti që janë larguar nga Shqipëria sepse ato nuk janë kujdesur që këto burime të qëndronin këtu dhe tani që është një situatë kaosi ato po i kërkojnë.

Ministria thotë se kemi rreth 19 mijë tamponë por nuk nevojiten për asgjë sepse të mungojnë burimet njerëzore si epidemiologët që të kryejnë testimet në terren  duke i gjurmuar, njerëzit janë të lodhur dhe të demoralizuar dhe nuk mundet dot të kryejnë një hetim të saktë epidemiologjik është skandaloze që mungon një PCR e dytë.

Rreziku i  një mbyllje të dytë është më pranë se kurrë, politikanët nuk që respektojnë masat kërkojnë që populli tu bindet urdhrit të tyre, kjo është mungesë morali tha mjeku Petrit Vargu

Doktor Vargu tha që kur politikanët më të rëndësishëm japin shembuj duke mos respektuar masat si Veliaj, këtu ka marrë fund çdo gjë, nuk kanë më moral që ti kërkojnë njerëzve të respektojnë masat.

Këtu i gjithë shteti është në një aventurë dhe shohin vetëm çdo të thotë udhëheqësi ‘Njëshi’, dhe duke parë shifrat jemi duke shkuar drejtë një mbyllje të dytë’, tha mjeku Petrit Vargu në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here