Bylykbashi pas mbledhjes së Këshillit Politik: PS s’ka ndryshuar asnjë cm nga poziconi i saj për listat e hapura e koalicionet…

0
125

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylybashi pak pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se opozita nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj, ndërsa theksoi se kusht për vijimin e diskutimit janë listat e hapura 100%, duke ruajtur këtë model të koalicioneve parazgjedhore.

“Në mbledhjen e sotme në Këshillin Politik u kërkuar nga maxhoranca që të shprehet në parim nëse është dakord që të shprehet me propozimin për hapjen e listave me 100, duke ruajtur koalicionet siç janë sot. Hasëm me rezistencë nga PS. PS nuk ka ndryshuar asnjë cm pozicionin e saj të pozicionit të njëanshëm të ndryshimit të kushtetueses, janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme. Të hartohet një amendament për hapjen e listave kemi një model që është i konsultuar dhe i marrë nga Italia. Nuk ka prodhuar asnjë lloj krize, modeli që përdor Shqipëria për koalicionet. Është vetëm lojë e Edi Ramës për të ndryshuar rregullat para zgjedhjeve. Jemi të gatshëm që të vazhdojmë diskutimin me transparencë e konsensus për të bërë së bashku amendime për hapjen e listave, pa prekur asgjë tjetër.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here