Meta, kundër vendimit të qeverisë, mban “premtimin” për foton e Nishanit dhe Ismail Qemalit

0
114

metaPas vendimit të qeverisë për heqjen e fotos së kreut të shtetit nga institucionet e vendit dhe zëvendësimin me portretin e Ismail Qemalit, Kuvendi publikoi dje një foto të Kryetarit Ilir Meta ku tregohen dy portretet pranë zyrës së tij. Më herët në mbledhjen e parë të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi zëvendësimin e fotos së Presidentit, ndërkohë që kreu i Kuvendit në një prononcim për mediat tha se do t’i mbante të dy fotot në zyrën e tij.

“Sa i takon kësaj, kjo nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Nuk mund ta heq portretin e Presidentit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson Presidenti në Kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit”, – ka thënë Meta pas debateve të bëra për heqjen e fotos së Presidentit Nishani nga zyrat e shtetit.

Meta – Al-Bader

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti dje ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman Al-Bader.

Ambasadori Al-Bader i përcolli Metës urimet më të ngrohta në emër të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit Marzouq Al-Ghanim, me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Al-Bader shprehu besimin se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kuvajtit dhe Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency