Video/ Vasili: Hajdutët e votave flasin në “emër” të popullit!?

0
166

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama, duke thënë se kërkon që të ndryshojë Kushtetutën për krimin dhe kundër popullit. Teksa ka postuar një video nga gazeta gjemane ”Bild” për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, Vasili shton se ”Rama në shtërzimet e humbjes po sillet pështirshëm si zvarranik politik. Shiheni VIDEON sesi hajdutet rilindas të votave, të njohur botërisht, i vënë vulën vjedhjes së votës me krimin në Dibër”.

Postimi i plotë

Rama dhe Gjiknuri, hajdute te çertifikuar te votave te popullit me krimin e organizuar, kane surrat dhe flasin gjoja ne emer te tij.

Ndryshimi i njeanshem i Kushtetutes nga Rama eshte vetem ne emer te krimit dhe kunder popullit.

Opozita kerkon Listat e hapura 100% ne emer te popullit.

Koalicionin e shqiptareve kunder Edi Rames nuk e ndal e nuk dhe mund dot askush.

Rama ne shtërzimet e humbjes po sillet peshtirshëm si zvarranik politik.

Shiheni VIDEON se si hajdutet rilindas te votave, te njohur boterisht, i vene vulen vjedhjes se votes me krimin ne Diber.

Kujtojeni kete VIDEO sa here qe keta hajdute do te guxojne te flasin per reformen zgjedhore dhe perbuzini dhe poshteroini pa meshire ata dhe zorrat qorre përqark tyre.

Kjo VIDEO eshte bere publike nga Gazeta gjermane BILD dhe njihet ane e mbane botes.

Shqiptareve nuk u lejohet ta harrojne.

-0:43
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here