Kasaphanë 2020/ Boçi: Ja si po përhapet Covid me provimet në Universitete

0
94

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar nepermjet nje postimi ne Facebook faktin se si universitetet po kthehen në të përhapjes së koronavirusit, duke i sjellë studentët në fakultete për të dhënë provimet.

Denoncimi i plotë i Luçiano Boçit:

KASAPHANË 2020

Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në ‘online’, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.

Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.

Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!

Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.

Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.

Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.

Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!

Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.

Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.

Kriminale dhe amorale!!!!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here