“E kishte mbushur sallën me punonjës të call center dhe militantë të PS”, Ristani: Përfundoi historia e Bashës!

0
138

Ish-kreu i KQZ, Arben Ristani ka dhënë një deklaratë për “Fax News” lidhur me procesin e votimit gjatë referendumit të mbajtur për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së.

Ndër të tjera, Ristani tha se pjesëmarrja kishte qenë më e madhe se ajo e zgjedhjeve të kaluara brenda PD-së, duke shtuar si argument edhe faktin që kishin marrë pjesë në garë edhe kandidatë të tjerë.

Ndërsa lidhur me Kuvendin e Bashës, Ristani tha se nuk mund të quhej Kuvend një organizim ku pjesa më e madhe e personave në sallë ishin punonjës të call center dhe militantë të PS-së. Ai shtoi se edhe sikur të ishin demokratë, një sallë me 2000 veta nuk është kuorum i mjaftueshëm.

Ish-kreu i KQZ, Arben Ristani“Siç e ndoqët gjatë gjithë ditës, referendumi i demorkatëve apo i demorkacisë ishte një shfaqje e shkëlqyer e mënyrës sesi sillet një grupim partiak i cili zbaton rregullat e demokracisë. Ka një anëtarësi e cila është pak a shumë e fryrë. Përgjithësisht kjo është pjesa më aktive e demokratëve të cilët kanë marrë pjesë edhe në organizime të tjera të partisë. Ishte dicka më shumë nga çfarë shoh krahasuar me procesin ku u votua Basha për t’u rizgjedhur në krye të PD. Kini parasysh që në procesin ku Basha u rizgjodh kishin marrë pjesë edhe konkurrentët e tij të cilët kanë qtërhequr edhe ata vota. Por këtë herë duket një angazhim më i madh dhe më i shtuar në votim. Votimi ka nisur që në 08:00 të mëngjesit dhe ka qenë i rregullt i qetë pa incidente”.

Sot, Kuvendi vendosi shkarkimin e Berishës nga çdo funksion i PD.

Ristani: “Ju siç e dini në Kuvendin e datës 11 dhjetor ne anuluam mbajtjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor kështu që nuk mund ta quajmë kështu. Nuk dua të them se salla ishte e mbushur me punonjës call centerash, nuk dua të them se kishte studentë, nuk dua të them se kishte individë nga PS. Duke thënë të gjitha këto ishte një sallë që ka 2 mijë vetë. Nuk është kuorum i nevojshëm për të pasur një kuvend. Nëse anëtarësia e PD e ka ratifikuar, mbaron historia e Bashës dhe vazhdon një periudhë tranzicioni deri në kuvendin e marsit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here