Muzika dhe dasmat i kanë “përvëluar” pesë lokale në Tiranë e Durrës! Gjoba nga 1 milion lekë tek banaku…

0
87

Muzikë sipas qejfit e lërë më pastaj dasma, i kanë “përvëluar” pesë lokale në Tiranë e Durrës, që guxuan e shkelën Aktin Normativ të qeverisë që i ndalon ato.

Katër lokale në Tiranë kanë marrë gjobën 1 milionë lekë dhe një restorant në Durrës, që guxoi e bëri dasmë, po njesoj. Të pestë do t’ia kalojnë paratë shtetit, se akuzohen si përhapës të pandemisë.

Policia njoftoi se ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që “në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”.

Katër lokalet janë konstatuar nga Policia në lagje të ndryshme të Tiranës.

Në gjurmët e saj ka ecur edhe Policia e Durrësit, e cila i ka prerë fletën e gjobës së majme, administratorit të një lokali që guxoi e organizoi një dasmë në fshatin Shkallnur, ku nuk respektohej distanca e sigurisë midis personave.

Policia I la në dorë administratorit G.H, gjobën 1.000.000 lekë.

Të dyja policitë sot bënë thirrje për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here