Kritikat ndaj rolit të Vlahutin e Lu, Bregu vazhdon rolin e “opozitares së opozitës”: Janë filma me diversantë

0
255

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka folur ditën e sotme te “Zëri i Amerikës” në lidhje me akuzat e fundit ndaj ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Bregu thotë se Lu dhe Vlahutin janë përfshirë në proceset e reforma, pasi i ka lejuar klasa politike për shkak të mosbesimit që ka mes vetë saj.

Sa për akuzat, ajo thotë se nuk u beson historive me diversantë që i duan të keqen Shqipërisë.

Unë mendoj se ambasadorët e huaj janë shumë të përfshirë në çështjet tona se i kemi lënë ne, pasi kemi dyshime tek njeri-tjetri dhe mungesë konsensusi. Kjo i lë vend edhe hapësirë atyre. I kemi konsideruar gjithnjë si ndërmjetës për të na bërë të flasim me njëri-tjetrin. Pastaj këto filmat me diversantë dhe që na duan të keqen nuk i besoj”,- tha Bregu.

Sa i përket protestës së 18 shkurtit, Bregu shpreson që ajo të mos mbyllet me aq dhe qytetarët të ngrenë kauza më të mira se vetë opozita.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here