Listat e hapura/ Rama shah-mat nga Basha dhe Kryemadhi

0
121

Edi Rama e bëri si kauzë elektorale lojën me Murrizin për gjoja “listat e hapura” me 2/3 e kandidatëve për deputetë dhe luanin me djallëzi në opinion se nuk duan PD dhe LSI.
Pra Rama sikur dëgjon zërin e votuesve, kurse opozita reale ka frikë!

Synimi ishte të hiqte me këtë rast koalicionet partiake parazgjedhore dhe ta merrte pushtetin në tavolinë duke përdorur kokën e Murrizit and co.

Deri diku arriti të bindte një pjesë të elektoratit që nuk kuptonte lojën e kryeministrit dhe po gënjeheshin nga “listat e hapura”.

Me një lëvizje spektakolare dhe brilante Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi vendosën të nxjerrin lakuriqësinë e Ramës dhe mashtrimin e tij. Me një vendim surprizë dhe si të thuash gol në minutën e fundit, Basha-Kryemadhi deklaruan se kërkojnë që të gjithë kandidatët, pra 100 përqind e tyre të jenë me lista të hapura.
Pra jo siç thotë Rama se 1/3 do jenë të mbyllura e ku ai do të vendosë të parët në lista njerëzit e tij më të ngushtë.

Opozita kërkon të gjithë kandidatët te jene me lista të hapura. Por të mos preket neni për koalicionet.

Dhe këtu del bllofi dhe loja e pistë e Kryeministrit pasi nuk synon listat e hapura se gjoja duhet qe populli t’i përzgjedhë, por me këtë lëvizje ka për qëllim të heqë koalicionet parazgjedhore. Kjo e tmerron sepse me këtë koalicion dhe formulë siç është sot në Kushtetutë, Rama humbet thellë.

Pra e gjithë propoganda e listave të hapura prej Ramës, gjoja sikur e kërkon opozita parlamentare, dështoi.

Opozita reale kërkon jo një pjesë por të gjithë deputetët të zgjidhen nga listat e hapura.

Çdo bëjë Rama tani pasi ia prishën skemën ku donte të kryente krimin?

Edhe ndërkombëtarët e kuptuan lojën e Ramës dhe janë me opozitën reale.
Nëse Rama vazhdon synimin e tij më 30 korrik duke zhbërë Kushtetutën atëherë ka të drejtë Opozita ta shkrijë me protesta. Me maska apo pa maska do kemi vjeshtë me zjarr.

Por edhe Presidenti do reagojë nëse RAMA, pas kërkesës së Opozitës për hapje me 100 të listave të kandidatëve, do të prekë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.
Po vjen shtator i nxehtë!/kohajone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here