Vasili zbulon prapaskenat nga Këshilli Politik: Gjiknuri na kërkoi të siguronim 28 vota nga opozitarët në Kuvend

0
120

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit Politik.

Vasili u shpreh se përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri i kishte kërkuar opozitës që të mblidhte 28 vota në Kuvend për të arritur ndryshimet kushtetuese.

Në një prononcim për mediat Vasili theksoi se qëndrimet e maxhorancës për listat e hapura janë farsë dhe vetëm për të zhdukur koalicionet parazgjedhore.

“Dua të ndaj me ju qartë dhe prerë se çfarë bëri PS në Këshillin Politik. Qartësoi për opinionin publik se çështja e listave të hapura, zelli për të folur për to, ishin thjesht një farsë. Një alibi që vjen erë të qelbur. Kishte të bënte me heqjen e koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. Propozimi është i qartë, iu thamë dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura. Sot pati një pozicionin. Jo absolute. Gjknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma tek deputetët e opozitës. 5 qershori u dakordësua dhe me firma. S’jemi ne që mbledhim firma. Për ndryshimin e kushtetueses na u sugjerua mbledhja e 28 firmave. Opozita ka qenë e qartë. Të thuash që unë dua 28 firma, do të thotë se unë nuk diskutoj. Ishte vetëm për ti bërë fresk Edi Ramës për të hequr koalicionet. Është e qartë se ky propozim është i rëndë për maxhorancës. Ky propozim i është bërë i njohur partnerëve ndërkombëtarë, për të kuptuar se këtu është një person si Rama që zgjedhjet si fiton, por i shkatërron.”, pohoi Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here